Fshati Majac shtrihet në pjesën jugore të komunës së Podujevës, me një sipërfaqe prej 14.30 km2 dhe gjatësi të vijës kufitare 21.20 km. Edhe pse është fshat i komunës së Podujevës gjendet ndërmjet dy qendrave urbane të mëdha Prishtina(17 km vijë ajrore) dhe Podujeva(12 km vijë ajrore). Nga rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë(M-25) në gjatësinë rreth 3.4 km gjendet qendra e fshatit. Në pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Vushtrrisë(me fshatin Dumnicë e Epërme), me komunën e Obiliqit(me fshatin Breznicë), ndërsa pjesët tjera me vendbanimet e komunës së Podujevës(me fshatrat: Lupçë i Epërm, Buricë, Konushefc, Penuhë, Godishnjak, Sallabajë, Lupçë i Poshtëm). Shtrihet prej 42°47’44’’ deri 42°50’58’’ të gjë.gj.v. dhe 21°5’50’’ deri 21°9’25’’ të gj.gj.l. Gjatësia jug-veri është 6.06 km, ndërsa perëndim-lindje është 3.6 km që i bie që për një herë më shumë është më e gjatë sesa e gjerë. Rreth prejardhjes së emrit të këtij fshati ka mendime të ndryshme por mendohet se emri ka ardhur nga që ky fshat paraqet vendin ku lindja e diellit është vërejtur së pari në Kulinë (Kulinë emër me prejardhje shqipe vendi ku lind Dielli) që është në drejtim juglindje pra është "maja e lindjes" apo Majac. Sipas ASK-së të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në këtë fshat jetojnë 1622 banorë, si vendbanim i përshtatshëm bënë pjesë në 77 vendbanime sa i ka kjo komunë. Pozita gjeografike e fshatit Majac
|