'Pellazgët' nga literaturat e ndryshme Botërore Nga çdo fjalor botëror, ne e gjejmë fjalën ‘Pellazgë’ në kuptimin e dhënë nga Grekët (Pelagios të detit, dhe Pelasgians banorët e detit), megjithëse këtë fjalë e gjejmë edhe në latinishten e vjetër, me po të njëjtin kuptim (Latin, ‘Pelagius’). Në përkufizimet e veta, rreth ‘Pellazgëve’, fjalorët na japin përkufizimin: 1- Pelasgian = çdo anëtar i popujve të civilizimit të para- Helenik, të cilët banuan Greqinë dhe ato ishujt dhe brigjet e Detit Egje, përpara atyre arritjeve të Grekëve të Kohës së Bronxit…; 2- Çdo gjë dhe në mardhënjet e këtyre popujve. (Fjalori 'Collins') Megjithëse, në një fjalor tjetër i konsideruar ky si një fjalor i botuar dhe i kontrolluar nga editorë internacional, ku vetë fjalori është cilësuar dhe titulluar ‘The Heritage Dictionary of English Language’, 1975 International Edition; Mc Graw-Hill International Book Company, faqe 967, shkruhet se: "Pellasgët = sejcili nga popujt që jetuan në regjionin e Detit Egje, përpara ardhjes së Grekëve." Pastaj, aty spjegohet se "kjo fjalë rrjedhë nga Greqishtja ‘pelasgoi’, që është një emër i disa vëndalinjëve me origjinë të panjohur, ku ka të ngjarë se kjo fjalë është e përpunuar nga ato burimet folklorike ndër vite dhe që duket se e ka kuptimin ‘popull i detit’ (Prej ‘Pelasgos = det)" Pra, nga sa lihet të kuptohet vetë shkencëtarët e këtyre lloj studimesh, nuk janë aspak të qartë nga e kanë prejardhjen e tyre ‘Pellazgët’ dhe se në cilën kohë ata na i zunë, ata të ardhurit, këto zona rreth brigjeve të Detit Egje. * * * Në ‘Funk & Wagnalls Encyclopedia’ rreth ‘pellazgëve’ është shkruar: "Pelasgians = një emër thënë për banuesit shumë të hershëm të Greqisë së Lashtë. Sipas thënjeve të Homerit, Pellazgët ishin banuesit e parë të Thessalisë, rreth Larisës. Por nga shkrimet e atyre të mëvonshëm, thuhet se Pellazgianët ishin të lokalizuar në Gadishullin e Peloponezit në Arakadia ose në Agros; gjithashtu ata jetuan në Attika, Kretë dhe Azinë e Vogël (Turqinë e sotme). Disa të shkollave modern i njohin ata si banuesit e parë Aryan në Greqi (shih: Aryanët); disa të tjerë i njohin si ajo popullsi e zakonshme e Greqisë, si ata paraardhësit direktë të atij bashkimit të Grekëve me Romakët (Italianët). Në kohët më të vonshme, termi ‘Pellazgë’ ka qënë përdorur të na tregojë një popull ndërtues të arkitekurave të ndryshme, sidomos të atyre të njohurat dhe quajturat ‘Cyclopean Architecture’ (Arkitektura e Ndërtesave të Mëdha). Disa shkencëtarë të këtyre studimeve besojnë se ‘Pellazgët ishin direktë përgjegjësa për atë ndërtimin e civilizimit Mikenas (Shih: Arti dhe Arkitektura Mikenase). Kjo teori sidoqoftë nuk e ka fituar atë pranimin e shumicës së votive të shkencatarëve dhe historianëve rreth këtij mendimi" (volume 19, faqe 6922). * * * Një tjetër shkrim në ‘The Columbia Encyclopedia’ shkruhet: "Pellazgët e kanë këtë emër të dhënë prej Homerit, për kuptimin e atyre banuesëve vëndalinjë jo-Grekë, por që i jetuan Greqisë, që i banuan asaj përpara Periudhës Mikenase. Në shekullin e 5 B.C. (d.m.th. vitin 500 B.C.) Herodotus shkruante se fiset Pellazgiane jetonin në grupe të izoluara" (Edicioni 3-të, shtypur 1968, faqe 1621) * * * Në ‘The New Encyclopedia Britannica’ ne gjejmë të shkruar rreth Pellazgëve: "Pelazg - Pellazgianët popuj që pushtuan dhe okupuan Greqinë përpara vitit 1200 B.C. Ky emër është përdorur vetëm për Grekët e Vjetër… Popujtë e Pellazgëve janë përmëndur prej disa shkrimtarëve të lashtë Grekë, duke përfshirë këtu Homerin, Herodotin (Herodotus) dhe Turqiditin (Thucydides), si ca njerëz të caktuar. Sipas tyre, ata kanë pushtuar shumë zona sikurse Trakinë, (Thrace) Argos, Kretën dhe Chalcidice. Në shekullin e 5 B.C. (vitin 500 B.C.) ato fshatra që na i mbijetuan rrebesheve të kohës, na e ruajtën aktualisht atë traditën e asaj gjuhës së tyre, jo Greke. Sidoqoftë, kjo është fare e paqartë në se ndonjë popull i asaj kohe të lashtë të e ketë thirrur vehten ‘Pellazgë’. Më vonë, në emërtimin e ri Grek, këtë emërtim ‘Pellazgë’ ne e gjejmë të përdorur në kuptimin e të gjithë popujve të zonës së Detit Egje si, ‘Puro vëndali’…" (Edicioni i 15-të; Volumi I 9-të, faqe 246). * * * Ndërsa në ‘Collier’s Encyclopedia’ shkruhet: “Në mitollogjinë Greke, Pellazgianët quheshin ata para-ardhësit e hershëm të Grekëve… një emër ky që është marrë nga Pelasgus, ku sipas një version më të vonshëm Grek, ky mendohet të ketë qënë një i lindur i Tokës, ai djali apo nipi i Phoreneus të Argos” (shih: Phoreneus i Argos) (The Crowell-Collier Publishing Company, viti 1962, faqja 536). ======================================================== Pra, nga shohim në shkrimet rreth ‘Pellazgëve’, këtu nuk kemi një mendim të prerë, nga asnjë lloj shkencëtari, historiani, arkeologu apo demografi botëror për ndonjë thënje të preçizuar se në cilën periudhë na e jetuar ata ish Pellazgët jetën e tyre, e datuar kjo saktë. Por, ne kemi rezervimet dhe gjejmë vetëm ca supozime dhe ca mendime, se ata na ekzistuan… Nga sa shfletoj edhe literaturë tjetër, unë nuk gjejë asnjë rrjesht, kjo nga ato literaturat e afirmuara dhe me zë në Botë dhe jo nga , që është një reklamim mendimesh i pa vlera të mëdha si referencë (në Wiki, mund të shkruaj edhe majmuni - po të dojë), që pellazgët na i atribohen edhe atyre para-ardhësve tanë të Shqipërisë. Kështu, mendoj se fjala ‘Pellazgë’ nuk ka të bëjë edhe aq shumë me Ilirianët e Lashtë, ata para-ardhësit tanë… dhe ky term po përdoret ndoshta gabim edhe në atë kuptimin e zgjeruar për ne, si një popull që kemi rrjedhur nga ata Pellazgët e Greqisë, atyre që na u shpëtuan rrebesheve të Helenizimit, dhe ata pastaj ju ngjitën atij veriut të Greqisë, për në ato tokat tona Iliriane... als55/2009 . Like · · Unfollow Post · Share · Delete Write a comment... ..
|
|
|