Nexhat Pustina është njëri nga krijuesit letrar të hapësirave tona në Maqedoni , i cili filloi të shkruajë që nga lufta e dytë botërore dhe që la pas vetes disa përmbledhje poezish të përshkuar me lirikë të hollë. Nexhat Pustina , ky poet e mësues i palodhshëm dhe shumë i dashur , erudit e humanist , u lind në Dibër të Madhe më 20 prill të vitit 1926.Shkollën fillore e kreu në Kastriot të Peshkopisë ,kurse gjimnazin dhe normalen në Peshkopi dhe Tiranë më 1947.Shkollën e larte pedagogjike e kreu në Shkup. Rruga e gjate e mësuesit dhe poetit spirituoz , megjithatë fillon si punonjës i financave në Ministrinë përkatëse në Tiranë , në një moshë fare të njomë rinore , gjatë vitit të lufës 43/44. Një vit më vonë , përderisa familjarisht kthehet në Maqedoni , me urdhër të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë emërohet mësues në fshatin Vollkovi të Mavrovës.Me të njejtin urdhër dërgohet me punë arsimtari në fshatin Vaksincë të Kumanovëes , e më pas edhe në Kamjan të Tetovës (v.1947/48), pastaj edhe në Vrapcisht dhe Gostivar si mësues e drejtor.Me një fjalë , ku e lypte nevoja aty ishte Nexhati. Shtigjet jetësore e shpiejnë në rrethinën e Shkupit ku prej vitit 1950 e deri më 1954 do të përhapë rreye diturie në fshatin Gllumovë , në vitin shkollor 1955/56 edhe në Strugë.Gjithkund dallohej për afërsinë e tij me nxënës e prindër , sepse kishte aftësi të rralla komunikimi e bashkëbisedimi. Nga viti 1957 punon si mësues në Dobrosht të Tetovës , ku i kaloi plot dhjetë vjet , përkatësisht deri më vitin 1967 , kur u emërua mësues në shkollën fillore "Vëllazërim-Bashkimi" (Migjeni) të Tetovës ku punon deri në vdekje.Kudo ku punoi e jetoi , Nexhat Pustina gëyonte autoritet si ndër nxënës po ashtu edhe nga qytetarët arsimdashës. Nga Presidenca e Shqipërisë u dekorua me Urdhrin "Naim Frashëri". Në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore , Nexhati së bashku me arsimtarët e tjerë shqiptarë u angazhua me përkushtim në kurset për zhdukjen e analfabetizmit , që atëbotë organizoheshin në viset shqiptare të Maqedonisë.Ne rrugën e tij të ndritshme të mësuesisë , përkrahëse më besnike e pati të shoqen Adilen , poashtu mësuese e njohur. Nexhati gjithashtu u angazhua edhe në aktivitete tjera me rininë shqiptare të kohës.Ishte kryetar i parë i klubit letrar pranë Sh. K. A. "Xheladin Zeqiri".Pjesëmarrës në mbrëmjet poetike në Strugë , Gjakovë e gjetiu. Krahas veprimtarisë si mësues , ky pishtar i arsimit me të njëjtin përkushtim u dha edhe pas krijimtarisë artistike.Krijimet e tij të para nisi t'i botojë në gazeta dhe revista të kohës që dilnin në Kosovë e Maqedoni si:"Rilindja" , "Jeta e re" , "Zëri i rinisë" dhe "Shkëndija" të Prishtinës si dhe në "Flaka" e "Jehona" të Shkupit. Pas vetes la katër përmbledhje poezish:"Zë bilbili lule maji"(1969) , "Zëri në shtrëngatë"(1972) , "M'i vjedhin gurët"(1977) dhe "Këngët rebele"(1981) , kurse pas vdekjes iu botua edhe nje përmbledhje poetike nga miku i tij i pandarë Murat Isaku , i cili për Nexhatin do të shkruajë:"nexhati ishte poet i dashurisë dhe i mirësisë , i mirëkuptimit dhe i shpresës , njeri plot optimiyëm për një të ardhme më të bukur...".Këto fjalë sikur bien ndesh me jetën , sepse Nexhati mësues e poet , një kohë qe ndaluar nga inkuizitorët sllavo-maqedonas , si poet me ndjenja e porosi kombëtare , sepse veprimtaria e tij arsimore si dhe porositë e vargjeve të tij sikur i tmeronin pushtetmbajtësit antishqiptarë. Vdiq më 18 Mars të vitit 1982 në Tetovë kurse u varros në vendlindjen e tij Dibër të Madhe , i përcjellë me nderime madhështore nga bashkqytetarët e tij dibranë e tetovarë. Krijimtaria Nexhat Pustina e ka filluar krijimtarinë poetike kah viti 1947 , atëherë kur tokës i vinte ende era barut , kur ende nuk ishin shëruar mirë plagët e luftës. Në të vërtetë , gjithë poeyia e Nexhat Pustinës , dëshmon se ky poet e ka pasur parim krijues - qartësinë.Ka qenë i bindur se vetem poeyia e cila mund të jetë e afërt për shtresa të ndryshme lexuesish mund ta luajë misionin e vet , të vërë shpirtërat në lëvizje për të ndryshuar diç kah më e mira dhe më e bukura , më humania.Prandaj , edhe poezia e tij është është e frymëzuar nga jeta , nga të mirat dhe të këqiat që sjell ajo.Nexhat Pustina ka konsideruar se mund të shkruajë poezi vetëm nëse e ngacmon diç , prandaj shqetësimi krijues në poezinë e tij ka rëndësi të veçantë:/Sado të të ndezë i plagëve gjakimi/ /Sheh e ndjen rreth e përqark/ /I shenjtë për ty është rebelimi/ /Rebelim që rebelët i futi në mat/. Duke i shfletuar permbledhjet e poezive të Nexhat Pustinës , lexuesit , menjëherë i bie në sy se përveç qartësisë , në këto poezi ka shumçka edhe nga përditshmëria jetësore , motivet që janë të njohura , të cilat lexuesit i lënë përshtypjen sikur i ka pasur në majë të gjuhës po jo që si janë kujtuar...E , ato momente karakteristike nga ajo përditshmëri poeti ka ditur t'i kapë e t'i transformojë në poeyi , t'i përjetësojë.Kjo është njëra ndër arsyet që poezia e Nexhat Pustinës vë kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesit. "Zë bilbili,lule maji", Rilindja , 1969 Me përmbledhjen e parë poetike , Nexhat Pustina bëri emër krijuesi dhe u lexua mjaft nga lexuesit e kohës , pasi edhe pak ishin veprat letrare në duart e lexuesve shqiptarë.Lirikat e kësaj vepre arritën numrin 41 , të cilat dëshmuan se lindi një pendë e mprehtë , një yë krijues , i cili gjatë tërë kohës do i mbetet besnik vetvetes.Poezia e Nexhat Pustinës ruan freskinë poetike , sepse ajo është lidhur ngushtë me truallin arbëror , me jetën , zakonet , dashurinë etj. të cilat janë freski dhe ushqim shpirtëror për të gjitha gjeneratat. Në të gjitha përmbledhjet poetike , N.Pustina mundohet t'i përfshijë të gjitha llojet e lirikës.Vetëm lirikën patriotike mundohet ta përfshijë përmes ndonjë vargu , duke përmendur Skenderbeun , shqipnjoën , truallin e vendlindjes , që na jep të mendojmë se lapsi i tij për motivim patriotik sikur vepronte në gojë të ujkut. Më të realizuara na dalin lirikat me motive sociale e veçmas ato të dashurisë , që pa lënë anash edhe ato refleksive. Te poezia "Magja" të cilën e vlerësoi edhe kritika e kohës , deshmon për një realizim të bukur artistik dhe me premisa të kënaqshëm ideo-estetikË N'magje m'u plak gjyshja,nana,zonja e shtëpisë Flokët iu mbuluan thinja si miell i bardhë Magja për ta ishte altar i shenjtërisë Nuset aty kanë ba zakonin e parë Motivi i dashurisë e bën edhe më të bukur këtë poezi.Poezia e kësaj bote , sa është poetike , po aq është e përshkuar nga një frymë e veçantë bohemie.Atë nuk e pengojnë tabu temat e kohës , thjesht ai shpreh atë që ndjen dhe për atë shkruan: U fika nga dhembja për dashurinë e saj ............................................. Për atë vajzë engjëllushë që kurrë për risk s'më ra Pse fati më ngre leqe e më ngre pusia I shtyp nën rrotë,i flak tej,lotët e lutjet e mia. Edhe vargu refleksiv dhe ai përshkrues në poezinë e Nexhat Pustinës ëdhtë i pashmangshëm.Ata janë jo vetëm të realizuara bukur , por edhe tejet mbresëlënës.Për lirikën refleksive mjafton të kuptojmë këto vargje: Nuk asht kangë ajo që ska melodi Nuk asht fjalë ajo që thuhet mbas shpinës Pse vetëm dlirësia njeriun e ban njeri Kurse poezia përshkruese , si mbresë e veçantë që buron nga bukuritë e natyrës dhe nga thellësia e shpirtit poetik , na bënë të kujtojmë idilë të vërtetë: Nata afron.Sonte ma i kaltër duket qielli Yj' shkëlqejnë si copa diamanti të thyem Kz shi i bekuam gushtin e bani muaj prilli Lule,gjeth e fera duken si me ngjyra lyem. "Zëri në shtrëngatë", Flaka e Vllaznimit , 1972 Në krahasim me të parën , përmbledhja e dytë "Zëri në shtrëngatë" ka 32 poezi.KKëtu poeti duket pak më i kursyer në ndërtimin e vargut poetik.Tani haptas duket se poeti më tepër synon nga simbolika e fjalës.S'do mentë , pasi vet titulli i përmbledhjes është simbolik.Ky titull na bënë përshtypje se asocon në atë heshtjen e madhe që kishte poeti para një dekade. Kjo poezi mëshirohet me rrethanat në të cilat jetonte dhe vepronte autori. Kjo , duket qartë te poezia "Unë dhe ata" , ku përmes digresioneve ngrenë zërin protestues ndaj padrejtësive shoqërore dhe kritikon fillet e një morali të degjeneruar: Ata me pallate,shtëpia Unë me vjershat e mia. Në këtë poeyi nuk len pa përshkruar përsëri bukuritë e natërës , por kesaj rradhe subjekteve natyrore ua ndërlidh raportet njerëyore dhe u jep atyre kahen simbolike siç jane:guri , shkëmbi , lulja , vesa ,etj.Me këtë përmbledhje , poeti iu afrua parimit bazë të estetikës letrare që është kontuiniteti krijues i një poeti.Tani jepet shpresa se u plotësua zbrazëtira prej një dekade e heshtjes poetike , heshtje që edhe mundte ta varros herët poetin. "M'i vjedhin gurët", Flaka e Vllaynimit , 1977 Poeti në këtë përmbledhje më thellësisht kishte sintetizuar gjallërimin poetik.Përjetimet janë të gjithanshme dhe me një lirizëm më të veçantë individual.Duket etja e poetit për të vrapuar nga më e bukura e artit tonë. Duke qenë afër pozisë popullore , jo larg asaj tradicionales dhe me tendencë që t'i afrohet modernes , poeti krijoi stilin e vet krijues , që sot e njohim si stili poetik i Nexhat Pustinës.Po të kisht vepruar sipas disa kritereve të kohës , atëherë do të kishim një poet të kurdisur e jo siç e njohim në origjinal. Estetika e vargut është e lidhur me kohën , edhe pse ndonjëherë na duket varg i rastit. Përveç asaj nacionales , poeti ka edhe një bagazh me ide kozmopolite.Për poetin të gjithë njerëzit janë prej gjaku.Ai qanë edhe hallin e fqiut rom që , një ditë nga ditët u largua nga lagja , ikje kjo që lenë vrage në shpirtin e një poeti , vërtetë poet: Sot më iku romi,fqiu im S'di kah shkoi nëpër rrugët e verdha S'më tha as lamtumirë,as kur kthen Një qere ngarkuar me hasra e cerga. "Këngët rebele", Rilindja , 1981 Veprimtaria poetike e publicistike gjatë tri dekadave të pa ndërprera , u rrumbullakua me përmbledhjen e katërt dhe të fundit , "Këngët rebele".Edhe pse kishte mendime se ky poet ka vepruar njëtrajtësisht që nga vepra e parë poetike e deri te e fundit , kjo nuk mban fort , pasi duken qartë ndryshimet e lehta , veçmas te ngritja ideo-estetike.Intimja , personalja dhe idilikja e bukur e plotësojnë vlerën kuptimore të veprës si tërësi. Në këtë përmbledhje poeti u këndon edhe kategorive metafizike , siç janë mërzia , fati , ngushëllimi , malli i thellë etj. Ai shkruante lirshëm pasi më tepër e mundonte malli për vëllezërit dhe motrën biologjike që i mbetën pa dashje andej kufirit shqiptaro - shqiptar.Gjysma e familjes jetoi në Peshkopi , kurse gjysma në Dibër të Madhe.Një familje e ndarë për 50 vite në dy kufij të veçantë administrativ , jetuan dhe vdiqën pa u parë asnjëherë me njëri-tjetrin , më keq se te këngët e rinjohjes. Ky mall , në këtë rast për motrën andej kufirit , është i thellë sa fundi i një oqeani , shprehet fuqishëm , sikur vargjet t'i burojnë nga thellësia më e mundshme e shpirtit: Si më je e dashur,hënë e perënduar Mesditë e thatë për një pikë shi Loçka ime,ti mal i rënduar Për shëndetin tënd lus dhe gotën pi. Se poetët janë afër hyjnive s'do mentë.Flet vdekja e poetit! Vallë si e diti poeti fundin e jetës së tij?! Si e diti cila do jetë vepra e fundit?! Pastaj edhe poezinë e fundit e emëron "Kënga e fundit". Sikur i krijoi epitaf vetes për së gjalli! Për kujtesën e humbur thotë"Pastë ndjesë". Edhe këtë e diti se s'do kthehet më.E thotë edhe porosinë e fundit.Dy lule t'i mbillen atje ku do të vdesë dhe tek ai varr kërkon që t'i falin dy vjersha "që të mos vdesin asnjëherë".
|
|
|